Një gjykatë në Rusi ka gjobitur Google me rreth 36,000 paund britanik.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave bëhet me dije se në arsyetimin e gjykatës thuhet se gjigandi i teknologjisë nuk arriti të fshinte atë që gjykata tha se ishte informacion i rremë në lidhje me atë që Rusia e përshkruan si “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Moska është përplasur me kompanitë e teknologjisë për përmbajtjen, censurën, të dhënat dhe përfaqësimin lokal që kur pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Javën e kaluar, Google u gjobit gjithashtu për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale për përdoruesit e tij rusë.
Dhe në gusht u urdhërua të paguante pothuajse 27,000 paund për dështimin në fshirjen e informacionit të supozuar të rremë për luftën në Ukrainë.