Lufta në Rripin e Gazës, Blinken thirrje Izraelit: Garantoni sigurinë e civilëve palestinezë!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha Izraelit të enjten se duhet të garantojë sigurinë e civilëve palestinezë në Gazën jugore dhe plotësimin e nevojave të tyre humanitare, përpara se të rifillojë operacionet ushtarake, tha zëdhënësi i tij.

Sekretari Blinken u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës në Jeruzalem dhe më pas shkoi në Ramallah në Bregun Perëndimor për t’u takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Është vizita e tij e tretë në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Zoti Blinken tha se një armëpushim 7-ditor midis Izraelit dhe Hamasit kishte dhënë rezultate dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ai të vazhdojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com