Turqia duket se po zbaton parimin e reciprocitetit në marrdhënien me Izraelin.
Së fundmi, ministria e Jashtme turke ka bërë me dije tërheqjen e ambasadorit të saj në Tel Aviv, veprim ky që pason vendmin e Izraelit për tërheqjen e ambsadorit të saj në Turqi.
Në njoftimin e saj, Ministria e Punëve të Jashtme turke thekson se ky vendim ka të bëjë me “tragjedinë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimin e Izraelit të thirrjeve për armëpushim” si arsye për lëvizjen e saj.
“Për shkak të tragjedisë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimit të thirrjeve të Izraelit për armëpushim dhe shpërndarjes së papenguar të ndihmave humanitare, është vendosur që të tërhiqet ambasadori ynë në Tel Aviv, z. Sakir Ozkan Torunlar, në Ankara për konsultime”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme turke.
Acarimi i raporteve Turqi–Izrael erdhi pas deklaratave të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një tubimi pro-palestinzz në Stamboll, ku u shpreh se Izraeli është vend pushtues dhe po kryen krime lufte.