Lufta në Gaza/ OKB miraton rezolutën, si votuan SHBA dhe Rusia

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për Gazën që bën thirrje për më shumë ndihmë humanitare, por kjo rezolutë, nuk kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

SHBA dhe Rusia, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, abstenuan. Të 13 anëtarët e tjerë votuan pro, raporton BBC.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se Izraeli dhe Hamasi duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar.

Ajo gjithashtu theksoi se pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

“Kjo rezolutë flet për ashpërsinë e kësaj krize”, theksoi Thomas-Greenfield.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com