“Lufta me Perëndimin jo e pamundur”, Medvedev: Nuk po luajmë blofin për armët bërthamore

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha sot se Rusia nuk po bën blof kur flet për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike kundër Ukrainës dhe se konflikti i saj me Perëndimin mund të përshkallëzohet në një luftë të shkallës së plotë.

Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram, Medvedev tha se konflikti i Moskës me Perëndimin po zhvillohet sipas skenarit më të keq të mundshëm dhe se “askush nuk mund të përjashtojë përshkallëzimin e tij në fazën përfundimtare”.

Reagimi i nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden lejoi në heshtje Kievin të përdorte armë të furnizuara nga SHBA kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com