Presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris mirëpritën gazetarin Evan Gershkovich dhe dy amerikanët e tjerë që u kthyen në tokën amerikane, pasi u liruan nga Rusia në një shkëmbim historik të të burgosurve.
Gershkovich, ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarja Alsu Kurmasheva u përshëndetën me duartrokitje nga familjet dhe miqtë, ndërsa zbrisnin nga një avion në bazën Andreës pranë Uashingtonit dhe secili u përqafua me Biden dhe Harris.
Gershkovich është pritur nga familja në një takim mjaft prekës pasi kanë pritur 491 ditë për lirimin e tij. Sipas marrëveshjes u liruan 24 të burgosur, 16 nga Perëndimi dhe tetë që po kthehen në Rusi.
Është raportuar se Vadim Krasikov, i identifikuar nga zyrtarët gjermanë si kolonel në shërbimin e inteligjencës ruse FSB, është pjesë e shkëmbimit.
Uashingtoni kishte punuar për një marrëveshje “e cila duhet të kishte përfshirë gjithashtu Alexei Navalny, por fatkeqësisht ai vdiq”, zbuloi emocionalisht këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në një konferencë shtypi, duke përjashtuar më vonë se shkëmbimi kishte lidhje me luftën në Ukrainë.
Në këmbim, Kremlini mori dhjetëra të burgosur, ndër të cilët veçohet Vadim Krasikov, koloneli i FSB-së i dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e Zelimkhan Khangoshvili në mes të ditës në një park në Berlin: një ish-komandant çeçen i pavarur, një nga armiqtë e Vladimir Putinit.
Ky është shkëmbimi i të burgosurve më i madh dhe më kompleks midis Uashingtonit dhe Moskës, dhe në përgjithësi midis Perëndimit dhe Lindjes, që nga Lufta e Ftohtë.
/a.r