Lokali i vëllezërve Dukaj ndodhej afër vendit të ngjarjes, detaje nga hetimet për vrasjen e Eduart Reçit!

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi më 13 nëntor, pranë banesës dhe pallatit të tij me një plumb në kokë.

Shkëlqim Dukaj FLORJAN DUKAJ reci

Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë ndjekur gjurmët e dy vëllezërve, Shkëlqim Dukaj, efektiv i OPGJ-së në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe vëllait të tij, Florian Dukaj, me të cilët Reçi kishte pasur konflikte për një pronë ku synonte të investonte për ndërtimin e një pallati

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e rrethana të ngjarjes së rëndë pas një serie hetimesh të thelluara dhe analizash. Sipas burimeve nga Policia, hetuesit realizuan një eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin e mundshëm nga ku mund të ishte qëlluar biznesmeni, si dhe drejtimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e tij.

Në vijim të hetimeve, policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, duke zbuluar prova të rëndësishme që çuan në ndjekjen e vëllezërve Dukaj.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e tyre, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale.

Pas realizimit të një sërë veprimesh hetimore dhe kontrolli të dokumenteve, dy vëllezërit Dukaj u arrestuan dhe janë vënë në pranga me akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje armësh”.

NGJARJA

Eduart Reçi u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë. Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar nga distanca.

Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur vikima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët.

Biznesmeni është baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com