Llogari në një faqe online dhe Lekët i përdorte për baste sportive, pranga 26-vjeçarit në Fier

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier në kuadër të operacioni policor “Game over 3”.

Sipas asaj që raportojnë uniformat blu i riu kishte një llogari me rreth 500 000 Lekë të reja, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.

Blutë gjithashtu kanë bërë edhe sekuestrimin e celularit të 26-vjeçarit N. M., banues në Roskovec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com