Anthony Gordon është një nga objektivat e Liverpoolit për merkaton verore. The Reds do të ndahen me Jurgen Klopp në fundin e sezonit, ndërkohë që nga “Anfield” pritet të largohet edhe Momo Salah.
Tekniku gjerman do të zëvendësohet në pankinë nga holandezi Arne Slot, aktualisht në drejtimin e Feyenoordit. Drejtuesit e klubit historik anglez kanë piketuar si përforcimin e duhur sulmuesin anësor të Newcastle, i cili këtë sezon numëron 11 gola dhe po kaq asistime me bardhezinjtë e Eddie Howes.
Sezoni pozitiv i 23-vjeçarit solli edhe debutimin me kombëtaren angleze në muajin mars. Ndërkohë, Newcastle kërkon minimalisht 100 mln paund për ta lënë të lirë.
Gordon u ble 45 mln paund nga Evertoni në janarin e vitit të kaluar. Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Liverpoolit, që së shpejti pritet të nisë bisedimet zyrtare me Newcastle./ Super Sport