Live/ Rama flet pas mbledhjes në Shkodër: U bë analizë e qeverisjes në disa sektorë. Anëtarësimi në BE, pikë e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama pas takimit të zgjeruar të qeverisë me kryetarët e bashkive, ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat, ku theksoi se në këtë takim është bërë një analizë e qeverisjes në disa sektorë.

Gjatë  komunikimit me gazetarët Rama theksoi se Shqipëria ka ende sfida shumë të rëndësishme për të ecur përpara.

Sa i përket procesit të integrimit, kryeministri nënvizoi se të gjithë duhet të kryejnë detyrat me përgjegjësi, pasi sipas tij ky është një proces që kërkon angazhim dhe rezultate nga të gjithë dhe jo vetëm nga qeveria.

“Diskutuam për tema të rëndësishme që përbëjnë edhe pikat e rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE. Është një proces që kërkon angazhim dhe rezultate nga të gjithë, jo thjesht nga qeveria. Sepse nuk integrohet qeveria në BE , por Shqipëria.”, tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com