LIVE! Komisioni për TIMS, Gogu-Salianjit: Mbase ëndrra juaj është të bëheni gjyqtar i Berishës e t’i jepni pafajësi

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka thënë se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit.

“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh”, tha Gogu.

Më tej ai i kërkoi kryetarit Ervin Salianji të mos bëhet gjyqtar i Sali Berishës.

“Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Gogu.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com