Deputeti Tritan Shehu në nisje të seancës plenare ka kërkuar nga Kuvendi që të përfshijë Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së.
‘Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, të jo vetëm izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mos vendosjes së tij si anëtar i PD-së. Kështu duhet të niste seanca, duke bërë një reflektim se ku të çon shkelja e rregullores. Ato na mbrojnë neve. Kërkojmë menjëherë të rivendosë SPAK këtë të drejtë të madhe. Berisha është anëtar i grupit të PD, korrigjojeni.’- tha Shehu.
Përgjigjen e mori nga nënkryetarja Ermonela Felaj.
‘Kërkesa juaj nuk është proceduriale keni marrë përgjigje nga Nikolla. Grupet nuk i përcakton Kuvendi, por partia’- tha Felaj.