Lista e pasaportave më të fuqishme pëson një ndryshim të madh, ja kush dominon në 2024

Kombet aziatike të Japonisë dhe Singaporit kanë dominuar vendin nr.1 për pesë vitet e fundit, por top pesëshja e re është një ngritje triumfuese për Evropën.

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja u janë bashkangjitur Japonisë dhe Singaporit si pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024. Në total me këtë pasaportë mund të udhëtosh në 194 destinacione dhe më pas ndiqen nga Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia. Në

Fund të Top 10-shes qëndron Islanda me 185 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

• Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Singapori, Spanja (194 destinacione)

• Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 destinacione)

• Austria, Danimarka, Irlanda, Holanda (192 destinacione)

• Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (191 destinacione)

• Greqi, Maltë, Zvicër (190 destinacione)

• Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 destinacione)

• Kanada, Hungari, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione)

• Estonia, Lituani (187 destinacione)

• Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 destinacione)

• Islanda (185 destinacione)

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com