“Lirimi i Berishës, një vendim që normalizon skenën e përballjes politike në prag të zgjedhjeve”

Në një bisedë me gazetaren Ina Qirjo të televizonit “News 24”, presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, zoti Preç Zogaj e vlerësoi lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, “si akt sovran i një gjyqtareje që ka lexuar drejt ligjin dhe ndoshta edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetetuese. Jo ndoshta, por me siguri.”

Nuk e kam zakon të komentoj vend e pa vend vendimet e gjykatave,” – shtoi Zogaj,” – por mund të flas për pasojën politike të këtij vendimi. Është një vendim që normalizon skenën e përballjes politike mes shumicës dhe opozitës drejt zgjedhjeve politike të vitit të ardhshëm. Do të ishte anomali një ndeshje të pabarabartësh në kuptimin që njëri të ishte në fushë, tjetri i mbyllur në shtëpi. Edhe pse kjo lloj pabarazie nuk e famorizon domosdoshmërisht kryeministrin, qeverinë. Në politikë veprojnë ligjësi kundërthënëse. Padrejtësitë nganjëherë të forcojnë. Kemi rastin e Fatos Nanos, ish kryetarit të PS-së që fitoi zgjedhjet nga burgu si i dënuar. Thënë këtë nomale është që liderët politikë si rregull nuk kanë pse privohen nga pjesëmarrja në zgjedhje me masa sigurie. Përveç rasteve shumë të përligjura, askush nuk ka pse burgoset pa ju provuar fajësia”, tha Zogaj.

I pyetur se a e donte Rama dhe a fiton Rama nga lirimi i Berishës Zogaj tha se nuk referoj çfarë mund të ketë në kokë kryeministri. – “E rëndësishme është se fitoi normaliteti. Por të mos kishte asnjë bazë, gjyqtarja nuk do ta shuante dot masen e arrestit shtepiak të zotit Berisha,” tha Zogaj.

Gazetarja Ina Qirjo e pyeti zotin Zogaj për shanset e PD-së për t’u rritur dhe fituar tani që Berisha nuk është në arrest shtëpiak. Zogaj tha se Berisha nuk u ka munguar asnjë çast mbështetësve të tij dhe publikut gjithë këto kohë. – “Madje ka mbajtur fjalime e konferenca shtypi më shumë se kurrë ndonjëherë. Mundësitë në liri janë sigurisht më të mëdha. Por shuarja e arrestit shtëpiak nuk është diçka substanciale për gjykimin, sidomos tani që SPAK e ka çuar akuzën ndaj zotit Berisha në gjykatë. Dy sfidat e tij të mëdha mëdha janë akuza penale dhe sanksionimi nga SHBA. Ai do të përballet me këto dy sfida që në thelb janë dy përballjet e tij të mëdha me të vërtetën, përcaktuese për raportin e tij më ndjekësit dhe zgjedhesit në tërësi.

Tani, ndërsa zgjedhësit po shfaqen në horizont”, – tha Zogaj në përgjigje të një pyetjeje tjetër, – “nga Berisha pritet një projekt konkret për rotacionin e pushtetit. Një projekt të tillë duhet ta kenë edhe partitë e tjera të vogla apo të reja opozitare. Sepse as PD nuk fiton e vetme, të voglat jo e jo. Qëllimi i përbashkët i tyre duhet të jetë rrotacioni. PS e Ramës meriton të dalë në opozitë pas dymbëdhjetë vjetësh. Ajo e ka humbur shumicën. Elektorati opozitar në vend është numerikisht më i madh se elektorati që mbështet qeverinë. Nëse Rama fiton dhe në këto kushte, shkaku do të jetë pikësëpari egocentrizmi i partive opozitare dhe krerëve të tyre”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com