Linda e akuzoi për ngacmim seksual, Blero e përmend dhe ka dy fjalë për të

Këngëtari Blerim Muharremi ka komentuar sërish akuzat nga kolegia e tij, Linda Halimi, e cila pretendoi se kishte tentuar ta ngacmonte atë, duke e ftuar në një dhome hoteli. I ftuar në emisionin, ‘E diela jonë’, këngëtari tregoi të vërtetën e tij, duke treguar se e kishte vuajtur edhe për mënyrën sesi mund ta kishin pritur akuzën, familjarët e tij. Ndër të tjera Blero deklaroi se e ka falur Lindën, por nuk ka për t’i harruar kurrë gjërat që ka thënë.

“Kur një njeri e ka mizën pas veshit fillon e argumenton dhe bërtet, kjo gjë nuk ndodhi me mua. Le të jetë e përgjegjësinë e secilit. Secili ka edukatën e vetë deri ku do të shkojë, unë s’do kisha guxuar për të shpikur një gjë të tillë siç bëri Lindita. Brenda mendova që kjo po e bën për lojë, për tu ngritur, por kur dola jashtë pashë që jo vetëm që nuk është ngritur por është ulur. Ajo e ka bërë për vëmendje por kjo është një vemendje e keqe. Jam njeri që fal, por nuk harroj kurrë,” deklaroi Blero.

Gjatë edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, këngëtarja ka ngritur akuza të rënda për Bleron, duke thënë se e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar.

“Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13-vjetëve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve që patëm. Burri i martuar, Blero ka inisituar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pijmë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty,”tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com