Ligji për zonat e mbrojtura/ Tabaku: Nëse Presidenti e dekreton, e dërgojmë në Kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane,  Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, se beteja për mb rojtjen e bukurive natyrore, ende nuk ka përfunduar.

Ajo shkruan se nëse presidenti do e firmosë ligjin e miratuar nga partia soicialiste, këtë çështje do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Beteja për mbrojtjen e bukurive tona natyrore ende nuk ka përfunduar. Nëse presidenti do ta firmosë ligjin e miratuar nga socialistët për të betonuar me investitorë strategjikë bukuritë tona natyrore, ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese!

Ditën e djeshme parlamenti miratoi në një akt të paprecedentë, ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Përveç faktit që procesi legjislativ nuk ishte transparent, ishte abuziv.

Ligji në thelb është një ligj që në thelb shënon një hap tjetër ndaj prishjes së zonave të mbrojtura, kapjes së investimeve strategjike në këto zona por njëkohësisht edhe shkeljes së direktivave të BE. Kam qenë në kontakt me kolegët e Parlamentit Europian, me Komisionin Europian për ta ngritur këtë në një nivel tjetër.

Por sigurisht që beteja do të vazhdojë, në koordinim me gjithë shoqërinë civile dhe në mbështetje të tyre në momentin që do të shkojnë tek presidenti, do të përgatisim njëkohësisht dhe padinë për Gjykatën Kushtetuese.

Parlamenti i Shqipërisë ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, në një moment shumë të rëndësishëm por sidoqoftë, çdo ligj që kalon këtu, çdo akt që miratohet këtu të jetë në frymën dhe në gërmen e legjislacionit të BE-së. Nuk mund të pranojmë më, ligje të tilla që thjesht notërizojnë korrupsionin”,-thuhet në statusin e saj.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com