Ligji për Policinë e Shtetit, Balla: E nevojshme të garantohet meritokracia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka thënë në një komunikim për mediat se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshojë, me qëllim garantimin e meritokracisë.

Ai tha se policia duhet t’u përgjigjet kërkesave të publikut dhe të shndërrohet në një institucion të besuar.

“Ligji i ri i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe eksperiencave më të mira, duhet të garantojë një Polici Shteti, e cila duhet t’i përgjigjet kërkesave të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar Policinë si në institucionin më të besuar të Policisë në vend. Është një ligj, i cili për sa i përket numrit të neneve dhe ndryshimeve është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për t’iu nënshtruar konsultimeve publike. Është e nevojshme të rregullojmë qasjen e Policisë, për të parandaluar çdo lloj qasje edhe komunikimi të papërshtatshëm, me qëllim që  garantojmë se ushtrimi në funksionin tyre duhet të garantojnë punë me integritet të lartë, dhe që garantojnë sukses dhe besueshmëri”, tha Balla.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com