Liga Arabe heq Hezbollahun nga lista e terroristëve

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki bëri me dije se organizata kishte ndaluar së cilësuari Hezbollahun si një “grup terrorist”.

Më 11 mars 2016, Liga Arabe e klasifikoi grupin libanez si një “organizatë terroriste”, gjë që u kundërshtua nga Libani dhe Iraku dhe bëri thirrje që “të ndalojë së promovuari ekstremizmin dhe sektarizmin”.

Në atë kohë Liga, kërkoi nga Hezbollahu që të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe të ndalojë çdo mbështetje për terrorizmin dhe terroristët në rajon.

Hezbollahu është grupi i dytë me të cilin Izraeli po përballet tashmë që është duke vijuar luftën me Hamasin në Gaza.

Kryeministri Netanyahu deklaroi pak kohë më parë se pasi të kenë përfunduar luftimet intensive në Gaza, Izraeli do të jetë në gjendje të vendosë më shumë forca përgjatë kufirit verior me Libanin, ku luftimet me Hezbollahun janë përshkallëzuar.

Zyrtarët amerikanë kanë frikë se një betejë e plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili, ashtu si Hamasi, mbështetet nga Irani, por është më i fortë dhe i armatosur më mirë, mund ta çojë rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse. Ky është një skenar që ata kanë kërkuar ta parandalojnë që kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas tetorin e kaluar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com