Lidhjet me Ekuadorin/ Artan Hoxha: Një grup shqiptar ka fituar 320 milionë euro në dy muaj

Gazetari Artan Hoxha shpjegoi në studion e “Të Paekspozuarit” lidhjet mes organizatave shqiptare me simotrat kriminale në Ekuador. Hoxha tha se paratë që gjenerohen nga tarfiku i drogës po investohen në ndërtim, kryesisht në Tiranë.

Ekuadori është bërë vend i lidhur me Shqipërinë dhe interesat shqiptare. Ditën e diel, atje u arratis nga burgu bosi i organizatës më të madhe kriminale, Fito. Në momentin e arratisjes, në 6 burgje të Ekuadorit ka pasur revoltë, janë marrë peng punonjës të burgjeve, janë sulmuar stacione policie dhe u inskenua hyrja në një studio televizive dhe marrja peng e gazetarëve.

Në momentin kur u ndërhy në Peru dhe Kolumbi, Ekuadori hyri në një situatë. Arratisja e këtij personazhi është një problem shumë i madh. Mediat botërore në raportimet që kanë bërë flasin për shqiptarët të përfshirë sit ë interesuar për kaosin në Ekuador. Personi i arratisur ka kontakte direkte me organizata të trafikut të drogës në Shqipëri. Organizata kundërshtare, Los Lobos, edhe ajo ka disa grupe shqiptare që kanë kontakte atje. Organizatat shqiptare kanë lidhje me organizatat lokale. Shqiptarët atje janë vrarë për shkak të balancave.

Bananja është një operacion mbulimi. Psh disa ngarkesa u kapën me tretësirë asparagu. Ndaj asparagun në restorantet e Tiranës e jepnin me shumicë. Trafikantët shqiptarë atje janë bërë të rëndësishëm. Në maj dhe qershor, një organizatë shqiptare ka lëvizur 32 tonë kokainë. Ishte një shumë prej 320 milionë eurosh e përfituar vetëm nga ajo organizatë. Prandaj ndodh ky bum në Shqipëri, që ti ke 55 mijë apartamente bosh. Pjesa kryesore e parasë shkon në Dubai. Atje nuk kërkon njeri hesap ku i gjete lekët. Ata kanë buxhet shumë më të madh se Ministria e Brendshme. Kur financojnë në Ekuador, e di çfarë i bëjnë fushatës këtu në Shqipëri ata?

Në 2020 është vrarë paraardhësi i Fitos, njohje direkte e Gramoz Rexhepit, që u vra në Turqi. Duke e pabesueshme që shqiptarët kanë arritur në këto nivele, por vetëm kur shkova vetë atje e besova”, tha Artan Hoxha.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com