Lidhja me shqiptarin, dalin pamjet e atentatit ndaj biznesmenit grek: “Punët” në ishullin e miliarderëve që u sollën fundin

Mediat greke kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit grek, Panagiotis Stathis në 2 korrik të këtij viti, e cila në hetimet e polcisë helene duket se lidhet me vrasjen në burgun famëkeq të Koridhalos të shqiptarit Alfons Ndoci një qershor 2024.

Si Stathis ashtu edhe shqiptarin Ndoci nuk e lidh vetëm ishulli i të pasurve, Mykonos por edhe disa “punë” që ata kanë bërë bashkë.

Shiko VIDEON 

Siç duket edhe nga kamerat, Stathis është duke parkuar makinën teksa afrohet një motor, mbi të cilin është një person i vetëm me skafandër. Vrasësi nxjerr pistoletën i qetë dhe lëshon një numër të madh plumbash ndaj binzesmenit.

Por, nuk mjaftohet me kaq. Duke dashur që të sigurohet, ai e mbush sërish armën dhe qëllon për herë të dytë e pastaj largohet qetësisht me motorçikletë.

Lidhja mes të dyve në Mykonos

Alfons Ndoci është akuzuar më parë se është përdorur nga biznesmenë të këtij ishulli për të kryer veprime kriminale ndaj personave të tjerë, për shkak të konflikteve pronësore për ishullin e të pasurve. Edhe vrasja e Stathit duket të ketë ndodhur për të njëjtat motive.

Madje ç’ka është me çuditshme, emra të njëjtë personash duket se përfshihen si në hetimin për vrasjen e topografit grek ashtu edhe në historinë kriminale të Alfons Ndocit.

Ajo që ngre si pikëpyetje media greke sot është vrasja me lehtësi e Alfons Ndocit brenda burgut të sigurisë së lartë e aq më pak në sektorin ku mbahen të burgosur për krime të rënda.

Dy të burgosur, Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha, dalin nga zyra e gardianit dhe të armatosur me thika kërkojnë të kalojnë sektorin ku ndodhej Ndoci duke e vrarë atë.

Ka dyshime të forta se porositësi i të dyja vrasjeve është i njëjtë, ndërkohë që policia po heton edhe për një hakmarrje ndaj Stathis pas vrasjes së Ndocit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com