Liderët e BE-së arrijnë dakordësi: Miratojnë paketën e mbështetjes 50 miliardë € për Ukrainën

27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë Eurosh për Ukrainën. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ne kemi një marrëveshje që u mbyll me financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, shkroi Michel në rrjetin social “X”.

Para se të merrej vendimi, ekzistonte frika se Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës siç bëri në një samit evropian të mbajtur në Dhjetor të vitit të shkuar.

Në atë periudhë, Orban tha se donte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për financimin e Ukrainës në 4 vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se me vendimin e ndihmës për Ukrainës, kjo është një ditë e mirë për Evropën.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com