Romani “Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave”, e autores Anne Jacobs. I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave. Augsburg, 1923. Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme.
Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja. Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme.
Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t’i realizojë një ëndërr: t’i hapë një atelie mode të vetën. Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj. Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t’i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë…
Anna Jacobs (lindur më 1941 në Rochdale, Lancashire) është një shkrimtare dhe romanciere angleze. Ajo u diplomua në Universitetin e Leeds në 1962, përpara se të emigronte në Australi në vitin 1973. Jacobs ka shkruar më shumë se 80 romane, shumica e të cilave janë historike saga (botuar nga Hodder & ; Stoughton) ose histori familjare ose marrëdhëniesh (publikuar nga Allison & Busby, botuar me emrin e saj. Ajo ka shkruar gjithashtu romane fantazi, të botuara me emrin Shannah Jay. Në vitin 2006, romani i saj “Krenaria. i Lancashire”, fitoi çmimin Romani Romantik Australian i Vitit.
Titulli: Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave
Autorja: Anne Jacobs
Shtëpia Botuese: Dituria
Zhanri: Roman
Faqe: 528
Përkthyese: Albana Nexhipi Lekaj
Çmimi: 1500 lekë
Liberale.al/ Përgatiti: A. Mënalla