LIBRI I DITËS: “Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit”, romani fantashkencë nga Elisa Binda&Mattia P

Tea është një magjistare disleksike, mezi lexon. Çfarë fati i keq, sepse për të bërë magji, ajo duhet të lexojë formula të ngatërruara magjike! Pas një aventure tjetër në klasë, që përfundon me ankesat e një shoku, Tea përjashtohet dhe, shumë e zhgënjyer, merr vesh lajmin se prindërit do ta dërgojnë në të vetmen shkollë të gatshme për ta pranuar: Akademinë Ofelia Blum për Krijesat Magjike, e njohur edhe si “akademia për krijesa me cene”.

Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t’i ndihmojë t’i zhvillojnë ato.

Pikërisht këtu, Tea do të gjejë shokët më të mirë që mund të kishte dashur ndonjëherë: djaloshin Noa Karter, që vuan nga paraliza cerebrale, por kur shndërrohet në një gargojl është i shkathët dhe i fuqishëm; Violën, sirenë e gjallë me flokë me ngjyrat e ylberit, e paaftë të ndiejë dhimbje; Viktorin, djaloshi ujk që ka humbur gjymtyrët e poshtme, por ka mësuar të ngrihet përballë çdo vështirësie; Tesën, zanë e bukur dhe e ëmbël me autizëm; magjistarin Morgan, i cili gjen një mënyrë për të bërë magji, megjithëse belbëzon; dhe Xhonatanin, fantazma e ndrojtur që priret të gjejë strehë në jetën e përtejme.

Bashkë me ta, Tea do të mësojë të përballet dhe të kapërcejë mundësitë e veta, veçanërisht kur ujku, një magjistar shumë i fuqishëm, kërcënon fatin e të gjithë komunitetit të krijesave magjike…

Elisa Binda është diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi të Huaja, Mattia Perego në Letërsi Moderne. Ata janë bashkëshortë dhe kanë punuar në botën e komunikimit për më shumë se dhjetë vjet, në Milano,

Dumarianabai dhe Zyrih, duke marrë çmime prestigjioze ndërkombëtare. Që nga viti 2018, janë zhvendosur në një fshat të vogël buzë një liqeni, ku shkruajnë së bashku. Në veprat e tyre ka gjithmonë një vëmendje të madhe për çështjet sociale dhe aktuale, të trajtuara në mënyrë origjinale dhe të sjella në botë fantastike.

Teresa Cherubini, karikaturiste dhe ilustruese italiane, është në vitin e fundit të universitetit në Shkollën e Arteve Pamore në Nju Jork. Ajo ndan pasionin e saj të jashtëzakonshëm për artin e leximin përmes rrjeteve sociale me emrin TerryWho. Përgatiti: A. Menalla/ Liberale.al/


Titulli:
Akademia për krijesat magjike e Ofelia e a Blumit
Shtëpia Botuese:
Dituria

Autor: Elisa Binda, Mattia Perego

Zhanri: Roman

Përktheu: Agim Doksani

288 faqe

Viti i botimit: 2023

Çmimi :1000 lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com