Liam Mandiaro ka fituar pafajësinë në lidhje me akuzat për mashtrim dhe në ‘Prime-n’ e sotëm ai është ftuar në studio ku ka folur rreth eksperiencës së tij dhe ka shprehur dëshirën për t’u bërë përsëri pjesë e shtëpisë por do të jetë publiku ai që do të vendosë!
Pjesë nga biseda:
Liam: Mentalisht dhe fizikisht jam shumë mirë. Për gjërat që ndodhin, bie shi, bie, breshër, fryn erë, dhe del dielli në fund fare atë po mundohemi të bëjëm edhe ne. Unë jam i lirë, çështja është pezulluar. Nga “BurgBrother” në “Big Brother”.
Ledioni: Nëse publiku do e dojë. Unë e di që dëshiron të futesh brenda asaj shtëpie. The një 3-sh kur hyre sepse në fakt do të duhet të ishte 2-sh sikur të mos kishin shkuar gjërat kështu, por u bë e treta kur të morën dhe tani erdhe prap.
Liam: S’ka problem, tani edhe 4 të jetë, nuke di ashtu si erdhi puna se di as vetë.
Ledion: Si është t’i kalosh ditët në burg, u bënë 14 ditë.
Liam: Nuk ja uroj njeriu. Dhe dua të përshëndes të gjithë ato nëna dhe të gjitha ata baballarë si ata të mitë që u shqetësuan shumë dhe për të gjithë ata djem në burgun e Rrogozhinës që janë po aq të pafajshëm si unë dhe lirim sa më të shpejtë të gjithëve.
Ledion: Kishte televizor në burg? Ke kaptur ti mundësinë që në këto 14 ditë të shikosh çfarë ka ndodhur nga dinamikat e shtëpisë.
Liam: Jo shumë, por imagjinatën e akm aty. Pashë disa video para se të vija dhe do sinkronizohem dhe do të filloj të luaj me djemtë dhe vajzat e shtëpisë.