Është kapur në flagrancë një 27-vjeçar në Elbasan i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë.
Gjatë kontrollit fizik të riut me iniciale E. C., 27 vjeç, banues në Përrenjas iu kap dhe iu sekuestrua pistoleta.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku kanë gjetur municion luftarak dhe një palë dylbi.
Arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, dylbitë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.