Ditët e fundit, shumë kompani të huaja shpallën shtimin e investimeve në Kinë. Lidhur me këtë, Guo Jiakun, Zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, tha se shtimi i investimeve në Kinë nga kompanitë e huaja vërteton sërish që leverdia reciproke dhe fitimet e përbashkëta janë thelbi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe vendeve të tjera.
Zëdhënësi Guo tha se në 11 muajt e parë të vitit, u shtuan 50 mijë ndërmarrje me investime të huaja në Kinë, shifër kjo e cila pati një rritje prej 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë pesë viteve të fundit, përqindja e përfitimeve të investimeve të drejtpërdrejta të kompanive të huaja në Kinë është afro 9%, që radhitet në vendet e para në botë.
“Kina ka ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike dhe ka zgjeruar pandërprerë hapjen e nivelit të lartë. Nga këto vjen dhe besimi i kompanive të huaja për shtimin e investimeve në Kinë,” theksoi Guo, duke shtuar se investimi në Kinë është investim për të ardhmen.