Ndonëse mes tyre nisi një miqësi, tashmë duket se Romeo dhe Ledjona janë dy kundërshtarë të fortë në lojën e ‘Big Brother Vip’.
Në debatet e javës së kaluar, Romeo ndër të tjera e cilësoi Ledjonën si ‘ushtare të Julit’, por kjo e fundit nuk e ka pranuar një koment të tillë.
Pas spektaklit të djeshëm dy banorët janë përfshirë sërish në diskutime, ndërsa Romeo e pyet nëse Ledjona e priste që do të dilte e preferuar e publikut dhe ajo e pohoi me bindjen duke i thënë se ai nuk e ka kuptuar akoma sinqeritetin e saj dhe se këtë javë e meritonte të ishte ndër më të pëlqyerit e publikut.
Biseda e plotë në videon më poshtë: