Leonard Duka do të ekstradohet sot nga Belgjika. Raportohet se Duka pritet që të mbërrijë rreth orës 14:30 në aeroportin “Nënë Tereza”.
Negociatat e shumta nga Interpol Tirana kanë bindur autoritetet belge për të dhënë dritën jeshile për vënien e tij para drejtësisë shqiptare.
Prej kohësh Leonard Duka ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.
Gjithashtu emri i tij doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.
Në to 37-vjeçari, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.
Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
/a.r