Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3.
Epiqendra ishte 11 km larg nga qyteti i Lezhës, në një thellësi prej 15 km.
Deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo njerëz, por raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete.