Një 35 vjeçar banues në Tiranë është vendosur në pranga në Dhërmi pasi akuzohet se shiste kokainë të ndarë në doza në lokalet e natës në këtë zonë.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte i riu me inicialet K.D., unfiormat blu gjetën dhe sekuestruan rreth 100 doza kokaine, 31 000 lekë, 100 paund dhe 215 euro një automjet tip Volkswagen, një celular, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike.
Operacioni u kodua ‘Parts 30’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.