Lejuan 37 ndërtime pa leje/ Dënohen 4 inspektorët e IKMT-së në Lushnjë bashkë me 2 policë

Dymbëdhjetë persona, dy kryeinspektorë dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe të pandehur të tjerë, u dënuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e Bashkisë Lushnje.

Ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në datën 28.04.2023 dërgoi në Gjykatë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 315, viti 2019, në ngarkim të 12 të pandehurve. Në vijim të hetimeve, me këtë çështje penale u bashkuan edhe katër çështje të tjera, nga të cilat 2 të vitit 2021 dhe 2 të vitit 2022.

Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021 – Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019.

Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to.

Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M., ish kryesinpektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.S., inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B., ish kryeinspektor dhe inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Z., inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., punonjës policie, akuzuar për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T., punonjës policie, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij. muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com