Lejoi ndërtimet e paligjshme, kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Fierit ka dënuar kryeinspektorin e Bashkisë së Divjakës me 1 vit burg për shpërdorim detyre.

Në Qershor të vitit 2021, prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq kryeinspektorin për shpërdorim detyre.

Rezulton se gjatë kryerjes së detyrës ai nuk ka përmbushur detyrën duke kallëzuar rastet e ndërtimeve të paligjshme.

“Gjatë hetimeve rezultoi se, shtetasi R.L, me detyrë Kryeinspektori i IMTV Bashkia Divjakë, me mosveprimet e tij dhe duke mos përmbushur detyrën funksionale, nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” neni 5, gërma “dh”, si dhe nenit 52 pika 7, të ligjit nr.107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto veprime përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kanë sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Ndaj kërkesës së prokurorisë në lidhje me procedimin e mësipërm, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vendosi deklarimin fajtor i të pandehurit R.L, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim”, njoftoi prokuroria.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com