Pas sfidës që produksioni vuri përballë banorët e shtëpisë, kanë nisur debatet mes çifteve lidhur me tematika të ndryshme.
Në debatin që Albi ishte i përfshirë, lidhej me legalizimin e kanabisit ku sipas Albit duhet të legalizohet pasi mund të jetë një fenomen që mund të minimizohet në shoqëri.
‘Unë mendoj që duhet legalizuar, jo vetëm për arsyen e tregëtisë dhe përfitimin monetar por duke u legalizuar mund të jetë një fenomen që mund të minimizohet në shoqëri’- tha Albi.