Në protestën e sotme (11 janar) të organizuar nga demokratët poshtë pallatit të Sali Berishës ishte edhe Lefter Maliqi, i cili në fjalën e tij e quajti ish-kryeministrin si një “shqiponjë”.
Sipas Lefter Maliqit, Sali Berishën kanë tentuar ta godasin disa herë, por nuk ja kanë arritur. Ai premtoi se do të jenë në krah të tij, kudo në SPAK dhe shesh.
Maliqi kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët, që të punojnë sa më shumë me socialistët e zhgënjyer ‘me qëllim për t’i bërë ballë kësaj klike’.
“U bë rreth 11 vjet që drejtohemi nga një sekt i organizuar kriminal, me paratë e drogës, të PPP, të tenderave sekret, të taksave të shqiptarëve, që drejtohet nga një vrasës me pagesë që drejton nga bunkeri i Surrelit. Ky vrasës me pagesë, i demokracisë shqiptare, i pluralizmit politik, me këto para ka lobuar në bashkëpunim me Soros, duke paguar drejtorin e FBI të Nju Jorkut, McGonigal për të vrarë opozitë dhe për të shpallur non grata ‘shqiponjën’ që nuk ka burrë nene qe e izolon. Pasi e shpallën non grata, nuk ia dolën dot, vazhdoi lojën kriminale për ta helmuar me gaz lotsjellës, nëpër sheshe deri në shtëpinë e tij në selinë e PD, por përsëri nuk ia dolën. Vazhduan që ta plagosin ‘shqiponjën’, në bashkëpunim me policinë sekrete, me kriminelë, e goditën duke dalë në protestë, por përsëri nuk ja arriti dot. Kjo ‘shqiponjë’ vajti në foltore dhe përshëndeti gjithë demokratët dhe shqiptarët në sy të Evropës dhe botës.
Pasi e pa që i hoqi vulën nuk i vuri emrin ‘shqiponjës’ në koalicion, i hoqi komisionerët, fondet që i takonin. Me paratë e krimit, me polici sekrete nuk e mposhti dot, e pa që mori 600 mijë vota.
Këtu nuk ka nevojë për vetëkënaqësi, por ka nevojë për tu thënë juve që ai që ka frikë vdes çdo ditë. Lefter Maliqi ka konkurruar në Kuçovë, 33 vjet drejtohej nga socialistët. U përballa me këto pengesa, me oligarkë, me banditë, me Çuçin e ish gruas së vet. E kam shkatërruar, ja kam hequr mjekrën. Çfarë bënë? Në orën 11.20 urdhëruan policinë sekrete, mbyllën KZAZ, ikën dhe për herë të parë kutitë i lanë në një dhomë të fshehtë. 18 kuti në të gjitha seancat që kam bërë kanë dalë pa pamje filmike, procesverbale false dhe çdo gjë kuti të dhuruara. Fituan me kuti të ndërruara, me banda. Kjo betejë vazhdon sot, ndaj ai Hajdari që është më keq se Gjici i Kukësit dhe që sot është në SPAK.
Çfarë ndodhi me ‘shqiponjën’? Pasi e pa që është i fortë urdhëroi SPAK e partisë që ta izolojë, por ‘shqiponja’ del në ballkon, jep mesazh shqiptarëve dhe demokratëve. Ne të gjithë këtu do e ndjekim ‘shqiponjën’, jo vetëm këtu, por edhe para SPAK, nëpër sheshe, derisa ‘shqiponja’ të fluturojë drejt ballkonit të blinduar të kryeministrisë në kat të dytë, të përshëndesim demokratët dhe shqiptarët. Kjo do ja arrijë.
Policët në hyrje dhe dalje po na bëjnë edhe ne ca referime në prokurori, por nuk kemi frikë as SPAK as polici përveç zotit. Thirrja ime është e sinqertë, shkurt dhe saktë. Ju lutem, krahas kësaj që po bëjmë duhet të punojnë me socialistet e zhgënjyer, të mobilizohemi për ti bërë ballë kësaj klike dhe i kemi mundësitë”, tha ne fjalen e tij Maliqi./m.j
Na ngren mune o Lefter!
Flet ti per vrases me pagese, poshte dritares se kryevrasesit te shqiptareve.