Ledjona Xheladinaj feston ditëlindjen, ja çfarë dhuratash i bëjnë banorët

Ledjona feston ditëlindjen dhe ajo e ka pritur orën 00:00 brenda shtëpisë së BBV3 së bashku me banorë e tjerë. Ajo ka dalë në oborr për të parë fishekzjarret që janë hedhur suprizë për ditëlindjen e saj, ndërkohë që banorët i kënduan këngën e ditëlindjes.

Ajo mori gjithashtu edhe disa dhurata nga banorët, në formë shakaje por edhe mjaft kuptimplota. Roza Lati i ka dhuruar asaj disa bizhuteri të vetat, duke e emocionuar shumë Ledjonën me këtë veprim.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as shakatë nga ana e Meritonit dhe Ilnisës që i kanë dhuruar asaj një kupë kafeje bosh, ndërsa Juli i ka dhuruar një kruajtëse veshësh. Ilnisa thotë se asaj nuk iu bë asnjë dhuratë kur kishte ditëlindjen, ndërsa Ledjonës po.

Një detaj që vihet re është edhe përqafimi i Romeos, që tregon se banorët janë pajtuar pas konfliktit të djeshëm, ku Ledjona i gjuajti atij me vezë në kokë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com