Ledjona Xheladinaj bën ndryshimin drastik në pamje

Ledjona Xheladinaj, ish-konkurrente e formatit ‘BBV3’, pasditen e sotme ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ajo i është bashkuar grupit të ‘kokkuqeve’ dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagramit, gazetarja shfaqet me lookun e saj të ri.

Nga flokët e zeza në të kuqe, merreni vetë me mend se çfarë ndryshimi marramendës është ky i Ledjonës.

Rikujtojmë që Ledjona është eliminuar pak kohë më parë prej formatit të ‘BBV3’, në një nominim të fortë me Ilnisën. Që prej daljes nga shtëpia Ledjona ka qenë aktive nëpër rrjete sociale dhe shumë intervista teksa ka folur rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com