Një burrë që mbarti pesë gra në të njëjtën kohë, bëri një festë të përbashkët për nënat e ardhshme.
Një nga nënat në pritje, muzikantja 29-vjeçare nga Brooklyn , Lizzy Ashliegh, bëri zbulimin tronditës në lidhje me mbledhjen e pazakontë – në të cilën ajo ishte në mesin e grave në pritje që festonin – në TikTok. Së bashku me katër gra të tjera, nëna e ardhshme zbuloi specifikat e marrëveshjes joortodokse pasi mbeti shtatzënë nga kolegu artist Zeddy ëills.
Ishte vetë një nga nënat shtatzëna, 29-vjeçare nga Brooklyn , Lizzy Ashliegh e cila publikoi në TikTok festën bashkë me gratë e tjera shtatëzën.
Gjatë videos së saj të parë, e cila është parë mbi 8.9 milionë herë, Lizzy u fokusua tek ftesa për “baby shoëer-in” që po organizohej në Queens.
Kjo video ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët nuk kanë kursyer kritikat për nënat e ardhshme.
“Kur babai juaj la shtatzënë katër vajza të tjera në të njëjtën kohë”, ishte përshkrimi i fotove krah të zotit të punës, që tronditi edhe njëherë rrjetin.
“Ne e duam babin tonë.Nuk do të shkatërrojmë jetën e fëmijëve tanë. Kjo është pranuar nga familjet tona. Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të ndihmojmë njëri-tjetrin. Vërtet, do të bëhet një lagje!”, sqaroi ajo./vizionplus.tv
/f.s