Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar rreth 20 masa sigurie të reja, mes të cilave edhe urdhër-arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Mediat bëjnë me dije se masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi për disa shtetas, teksa mes tyre janë zyrtarë të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, personazhe publikë, si dhe personazhe të botës së medias, si dhe përfitues të parave të inceneratorëve.
Ende nuk dihen emrat konkretë të personave për të cilët SPAK ka lëshuar masa sigurie.
Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, SPAK lëshoi 15 urdhër-arrestet e para për inceneratorin e Tiranës, ku mes tyre ishin Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të cilët ndodheshin në burg, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim, teksa emri i rëndësishlm që u arrestua në atë kohë ishte drejtori i Punëve Publike Taulant Tusha.
LAJMI I FUNDIT/ SPAK firmos arrestimin e rreth 20 personave për
Kryebashkiaku Erion Veliaj deri më sot ka qenë jashtë listës së personave të vendosur nën masë sigurie në procedimin penal të inceneratorit të Tiranës.
Megjithatë, Veliaj ka një rol kryesor në nisjen e procedurave që u shndërruan në një aferë që llogaritet ti ketë shkaktuar buxhetit një dëm rreth 100 mln Euro, faturë kno e përllogaritur nga opozita.
Aktualisht, mbi Erion Veliajn, SPAK ka nisur dhe një hetim pasuror për të, ku verifikohen pasuritë dhe përfitimet e familjarëve të tij