Lajme jo të mira nga Kajro. Izraeli ngre nivelin e gatishmërisë, Hezbollahu mund të sulmojë

Shteti i Izraelit ka ngritur për të disatën herë alarmin për sulme të mundshme të Hamasit dhe Iranit. Shkak mund të bëhet dështimi për arritjen e një marrëveshje për armëpushim mes palëve ndërluftuese.

Ushtria izraelite beson se nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, Hezbollahu mund të zbatojë menjëherë hakmarrjen kundër Izraelit për vrasjen e udhëheqësit ushtarak Fuad Shukr. Gjithashtu, Hamasi dëshiron të hakmerret edhe për vrasjen e liderit politik Ismail Haniye duke vënë në shënjestër qytetarët izraelitë jashtë vendit, citojnë mediat izraelite.

Identiteti i izraelitëve që mund të bëhen objektiv, turistë apo zyrtarë të lartë, nuk u specifikua. Vendimi përfaqëson një pikë kthese dramatike pasi deri më tani ishte një strategji e përdorur nga Hezbollahu dhe Irani, ndërsa milicitë terroriste në Gaza nuk kanë vepruar kurrë në këtë mënyrë.

Ndërkohë, lajme jo optimiste vijnë nga Kajro aty ku delegacionet e Hamasit dhe Izraelit nuk kanë arritur akoma në një pikë të përbashkët për paqe. Tashmë termat e marrëveshjes kanë ndryshuar duke i lënë më shumë hapësirë kërkesave të Hamasit. Nga Kajro vijnë lajme se një propozimi i përditësuar i paraqitur në Egjipt nga delegacioni izraelit përfshin një prani të përhershme të një njësie inspektimi të OKB-së përgjatë aksit të Filadelfit, në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës, në disa pika fikse për numrin e të cilëve duhet të bihet dakord.

Raporti thekson gjithashtu praninë e një delegacioni të BE-së në anën palestineze të kalimit Rafah së bashku me përfaqësues të Autoritetit Palestinez. Propozimi nuk parashikon një tërheqje të menjëhershme të forcave të izraelite por një tërheqje graduale, sipas një afati kohor që do të përcaktohet.

Nga ana e tij, Izraeli po përballet edhe më përçarje të brendshme politike. Ministri i Mbrojtjes akuzoi kolegun e tij “të papërgjegjshëm” të kabinetit të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich se po rrezikonte sigurinë e vendit. Debatet pasuan raportet se kreu i agjencisë së inteligjencës Shin Bet paralajmëroi rrezikun e “gjakderdhjes” nga veprimet e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe fenomenin në rritje të “terrorizmit hebre”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com