Policia ka vënë në pranga drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.
Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.
Në përditësim…