“LaCivita është bërë qesharak, për lekë ai vret edhe babanë e vet”, avokati Beqiri: Berisha po bën fushatë me Manafort, po pastron paratë dhe…

Sali Berisha nuk ka asnjë shans që ta heqë ‘non gratën’ në SHBA, edhe pse si pjesë të fushatës së tij elektorale ka afruar një njeri me lidhje të errëta me Rusinë, i dënuar në SHBA për mashtrim.

Rasti i kreut të PD-së, nuk është i ngjashëm me atë të shefit të kabinetit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Berisha me anë të konsulentit Chris LaCivita dhe Paul Manafort, po përpiqen që të pastrojnë 70 milionë dollarë, ndaj është urgjente që të bëhet transparente kontrata e firmosur me PD-në dhe të hetohet.

Kështu u shpreh sot (16 prill) avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ku ishte i ftuar së bashku me kolegun tjetër, Fatmir Merkoçi.


Beqiri nënvizoi se LaCivita do hetohet edhe penalisht në SHBA, ku do ketë kallëzim penal për këtë çështje.

“Nuk ndodh kurrë që t’i hiqet ‘non grata’ Sali Berishës. Sepse kur ata në SHBA vendosën ‘non gratën’ për Berishën dhe familjen e tij, që ka të bëjë me probleme madhore si korrupsioni shtetëror, si dhe kur akuzohesh dhe merresh i pandehur në vendin ku je, morën parasysh korrupsionin madhor. Sepse në rastin e shefit të kabinetit të Orban është tjetër çështje, pra jo për korrupsion, është e vështirë që të hiqet non grata. Për më tepër që ka ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, pavarësisht kërkesës për heqje, kur ka edhe prova e janë publike, e në një situatë të tillë nuk ndodh kurrë që të hiqet ‘non grata’”, tha avokati në Report Tv.

Kurse për konsulentin LaCivita ai u shpreh se “është bërë qesharak” dhe se duhet të bëjë transparencë të kontratës me PD-në.

“LaCivita është bërë qesharak dhe për lekë ai vret edhe babanë e vet. Ato lekë nuk do i gëzojë, sepse janë të paligjshme, ai ka një kontratë dhe duhet ta zbardhë atë kontratë. Ai duhet ta zbardhë si i merr paratë, ku i merr, sa ka marrë. Si ka ardhur, në emër të SHBA-ve apo vetë dhe çfarë përfaqëson, nëse nuk ka ardhur në emër të Amerikës, të zbardhë kontratën dhe ku i gjetën këto para, pra duhet të bëjë transparencën”, nënvizoi Beqiri.

Ai dha edhe shifra paraprake të kontratës dhe pjesës së errët që fshihet pas saj, duke përfshirë edhe ndihmësin e ri që ka ardhur në Shqipëri, Paul Manafort, për të cilin kujtoi se jo vetëm është i lidhur me rusët, por edhe i dënuar nga drejtësia për mashtrime. Beqiri theksoi se po bëhej pastrimi i parave, të paktën i 70 mln dollarëve.

“15 mln dollarë i ka marrë LaCivita, 20 mln i ka marrë ndihmësi tjetër, (Manafort) i lidhur me oligargët rusë, i dënuar penalisht për mashtrim, ai po bëhet kryesori në këtë fushatë. Por shkon deri në 70 mln dollarë, sepse po bëhet një pastrim parash, mbetet i panjohur burimi i këtyre parave. Ku i gjetën këto para dhe kjo implikon rëndë edhe institucionet shtetërore. Implikon edhe KQZ, e cila duhet t’u thotë zbardhni kontratën. Sepse KQZ ka dhënë vetëm 1 mln dollarë në total për fushatën e partive, kurse këta kanë dhënë 70 mln dollarëve, ku i gjetën. Nga i gjetën ato dhe ku e gjejnë përkrahjen, le të zbardhet, të na e thonë. Do ketë një kallëzim penal edhe në SHBA, sepse është paralajmëruar edhe për këtë gjë, do hapet proces penal ndaj tij në SHBA”, tha avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com