Ky tipar “antisocial” është tregues i inteligjencës së lartë

Introvertizmi mund të shoqërohet me inteligjencë të lartë. Studime të ndryshme e kanë treguar këtë në të kaluarën dhe një i ri i botuar në “British Journal of Psychology” tregon se: Njerëzit më të zgjuar nuk janë ata që janë të shoqërueshëm. Në fakt, psikologët evolucionarë Satoshi Kanazawa dhe Norman Li besojnë se kjo lidhje mund të gjendet në komunitetet njerëzore parahistorike.

Në studimin e ri, shkencëtarët vlerësuan dendësinë e popullsisë në një zonë si dhe shpeshtësinë e kontakteve sociale. Siç vunë re, socializimi shoqërohet me nivele më të larta lumturie, por jo mes njerëzve me inteligjencën më të lartë.

Por si lidhet kjo gjetje me paraardhësit tanë të largët? Në të kaluarën e largët, lumturia ishte e lidhur me mbijetesën, për të cilën bashkëjetesa në grup ishte thelbësore. Megjithatë, njerëzit më të zgjuar kanë mjete më efikase për mbijetesë, atëherë dhe tani, kështu që nuk u duheshin kaq shumë shoqërues gjuetie, për shembull, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’i dhënë kuptim jetës së tyre.

Pra, nëse ju pëlqen shoqëria e një libri ose filmi të mirë më shumë sesa një grup i madh në një festë, kjo mund të jetë një shenjë e inteligjencës së lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com