“Ky gënjen”, “E dinë shqiptarët se kush mashtron”, Gogu dhe Salianji sherr para gazetarëve

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, është përplasur me nënkryetarin e Komisionit, Toni Gogu, përpara gazetarëve.

Kur Gogu po jepte deklaratën e tij për mediat, Salianji ndërhyri duke thënë: “Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë”.

Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja.

Salianji: O zotëri, për çfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe…

Gogu: Të lutem, respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin.

Salianji: Sapo të ka ardhur një person aty, hajde.

Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron.

Salianji: Mashtrues me dokumente.

Gogu: E dimë kush jep llogari para gjykatës për mashtrim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com