Personi që shihni në foto është polici i burgut 313 i cili u dhunua me shkop bejsbolli nga tre persona mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”. Arbër Labi, 36 vjeç, punonjës pranë burgut 313, sapo ka dalë nga banesa është goditur me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.
Pasi e kanë dhunuar, ata i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.
Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r