Del foto e Asqeri Mandirt, 34-vjeçarit të arrestuar ditën e sotme nga policia.
Mandri akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të izoluar në shtëpi dhe e monitoronte me kamera.
Gazetari Esido Barkaj mëson se Mandri kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermanis dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sapo ishte kthyer nga Gjermania ai kishte shfaqur shenja dhune dhe kishte filluar të dhunonte bashkëshorten.
Një tjetër rast i ngjashëm u zbulua në Tiranë disa javë më parë. Më 26 janar, u prangos Jetnor Zhaboli 35 vjeç, i cili kishte kthyer shtëpinë “në burg” për bashkëshorten, fëmijët e mitur dhe nënën.
Zhaboli kishte instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë për t’i monitoruar, ndërsa kur largohej nga shtëpia i bllokonte valët e telefonit në mënyrë që mos kishin kontakte me persona të tjerë.
/a.r