Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për situatën e pazakontë në kuvend, ku disa nga deputetët e opozitë ndezën tymuese dhe grumbulluan karriget para foltores, duke krijuar një situatë kaotike.
Misioni i BE thotë përmes një deklarate se parlamenti funksional është shtyllë qendrore në procesin për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Delegacioni i BE bën thirrje për dialog konstruktiv në interes të qytetarëve.
“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratëne BE-së.