Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës, vjen reagimi i Lulzim Bashës: Mbështesim SPAK-un! S’marrim pjesë në skenarët e p

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, përmes një deklarate, është shprehur se e mbështet kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD e deputetët demokratë.

Basha dhe deputetët e tij nuk ishin të pranishëm në seancë, ndonëse Enkelejd Alibeaj kishte hartuar raportin pro arrestimit të Sali Berishës.

Ndër të tjera kryedemokrati Basha ka komentuar dhe tensionet në Kuvend, të cilat i ka cilësuar si shfaqje të shëmtuar të dyshes Rama-Berisha.

Kuvendi votoi sot me 75 vota pro kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj.

Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.

PD është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre.

Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për ti bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD dhe misionin e saj për ti dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com