Diskutimet për ndryshimet ne ligjin “Për prefektin e qarkut” vazhdojnë në Kuvend.
Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, u shpreh se Lushnja nuk ka asnjë përfaqësues dhe është shndërruar në një fshat të madh të qarkut Fier. “Na ktheni dinjitetin si Lushnjë, vini komunistë e socialist, por kthejini dinjitetin. Prefekti të rrijë në Lushnjë”, iu drejtua ai mazhorancës.
Saimir Korreshi: Pse nuk do ta votojmë prefektin. Që nga 1912, Lushnja ka pasur një nënprefekt, prefekt, njerëz lushnjarë që punojnë. Në 33 vite, si nuk u bë një prefekt lushnjarë, të gjithë janë të zgjënjyer. Ne i kemi të gjitha në Fier, kaq të paaftë ka Lushnja. Kryetar qarku sbën vaki, por prefekt. Vini një komunist por të paktën të jetë nga Lushnja. S’kemi drejtor tatimesh, patentash. Ju si PS besoj keni marrë ca vota lushnjarësh.
S’kemi një gjykatë rrethi, s’kemi asgjë. Na kthyet në një fshat të madh të Fierit. Vetëm certifikata lëshonin, asgjë tjetër përveç patronazhimit. E çfarë do bëjë prefekti këtu. Presim prefektin nga Ballshi të fikë zjarrin ën Lushnjë. Ja e hapi ai celularin, por ku ta gjejë zjarrfikësen. Na ra zjarri në mes të Lushnjës, ajo qendra u dogj, nuk kishte asnjë zjarrfikëse me zorrë të fikte ujin. RENEA ka bërë akt heroik. Erdhën 40 zjarrfikëse, vetëm një hidhte ujë. Pse nuk punon prej tetë muajsh aparati i mamografisë në Lushnjë. 35 mijë euro bën një aparat i ri, blijeni ore.
Ose t’i japim një zgjidhje, ose na rroftë ligji për prefektin. Lushnjarët kanë nevojë të kenë përfaqësinë e tyre se na bëtë fshat fare. Na ktheni dinjitetin si Lushnjë, vini komunistë e socialist, por kthejini dinjitetin. Prefekti të rrijë në Lushnjë.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i qarkut Fier, e ftoi Korreshin të kandidojë për postin e nënprefektit të Lushnjës.
Taulant Balla: Sa i përket nënprefektin, jeni i ftuar dhe ju në konkurroni në një proces të hapur, jep dorëheqjen nga deputeti dhe të vlerësoheni për t’u zgjedhur. Përgjegjësinë e kam për të përfaqësuar qarkune Fierit dhe Lushnja ka hyrë në një fazë transformimi me disa projekte madhore, që kanë qenë gangrenë, na duhet të rikuperojmë dhe dëmet e shkaktuara nga partia jote. Ju e dini që projekti më i rëndësishëm është rikonstruksioni i unazës, i përroit të Lushnjës, puna madhore vijon, ka nevojë për t’u ndjekur dita ditës. Në vitin e fundit janë rikonstruktuar dy shkollat më të rëndësishme, janë ndërtuar palestra dhe ambiente sportive, po ju rregullojmë dhe mjedisin kulturor ku bju nuk merrni pjesë por marrin pjuesë qytetatërn, pallati ‘Vaçe Zela’. Ju shkonit aty vetëm kur vinte Luli. Sa i përket përfaqësimit, qarku i Fierit është qarku dytë më i madh në vend dhe bashkia e dytë më e madhe e qarkut. Por, nuk shoh nevojë për të parë vendlindjen, e rëndësishme është që të jenë profesionistë.
Saimir Korreshi: Na hanë minjtë të gjithë andej, edhe për atë përroin e qytetit për mënyrën si është bërë është turp i Zotit. Kush i mban përgjegjësitë për ato vepra?