Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë më shumicë votash kërkesën për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore.
Vendimi erdhi pasi GJK vendosi që nuk plotëson kriteret e nenit 45 të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën në kushtet kur gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjet, pritet të përfundojë së shpejti.
Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda 30 ditësh./m.j