Kush ua zuri gojën Berishës dhe mediave të tij, që heshtin për dhëndrin e Donald Trump?

Mediat kryesore në Amerikë, raportuan një ditë më parë, për një mega projekt të dhëndrit të Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec, ku thuhet se do të investohen 1 miliard dollarë.

Lajmi mund të ishte një kauzë e mirë për opozitën, pasi vjen në kohën që socialistët miratuan ligjin për investime edhe në zonat e mbrojtura.

Dhe menjëherë pas miratimit të këtij ligji, raportohet se dhëndri i Trump do të ndërtojë pikërisht në Sazan, një zonë ushtarake shumë e lakmuar.

Por çuditërisht, Sali Berisha dhe mediat e tij, kanë heshtur.

Kjo, pasi së pari, janë të kompleksuar janë të kompleksuar nga fakti se në lojë është dhëndri i Donald Trump, të cilin e konsiderojnë si “aleat” dhe që do t’i heqë non grata-n sapo të rikthehet në pushtet (kështu iu thonë militantëve).

Së dyti, se “sekser” në këtë marrëveshje është Richard Grenell, një personazh i afërt me Rithemelimin, që shfaqet çdo muaj për intervistë në televizionin e familjes Berisha.

Së treti, në këtë nismë është e përfshirë edhe familja Kastrati, dhe siç dihet, Berisha dhe i biri kur bëhet fjalë për “oligarkët” e kyçin gojën.

Së fundmi, ky lajm u ka rënë si bombë, edhe sepse në publik tashmë Edi Rama shfaqet si një lojtar global, që negocion jo vetëm me Erdogan e Melonin, por dhe me vetë Donald Trump dhe dhëndrin e tij.

Ndaj e kanë qepur gojën, dhe as e raportojnë dot si lajm, as e denoncojnë si plaçkitje të Shqipërisë.

Edhe PD e Bashës ka heshtur, po dhe ata janë të kompleksuar se në mes është Donald Trump.

I vetmi që po e “shijon” këtë duket se është Edi Rama, i cili na del se nuk paska mik vetem Sorosin, por edhe Donald Trump./TemA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com